MOSKE – Kremlini zyrtar: Mungon baza për bisedimet e paqes me Kievin

by admin
Spread the love



MOSKE, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ne me të vërtetë besojmë se tema e “negociatave të paqes me Ukrainën janë të parëndësishme, dhe ne kemi thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë bazë për këto negociata”, deklaroi zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.

“Nuk ka asnjë parakusht për negociata të tilla pasi Ukraina u largua nga tryeza e bisedimeve me insistimin e Mbretërisë së Bashkuar,” tha më tej Peskov.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një dekret në tetor të vitit të kaluar duke deklaruar “pamundësinë e negociatave” me Putinin, i cili pak më parë kishte aneksuar ilegalisht katër rajone ukrainase të pushtuara pjesërisht nga trupat e Kremlinit në Rusi.

Sipas AFP, dje Zelensky përjashtoi se ka perspektiva për bisedime të mundshme me Moskën.

“Nuk shoh ndonjë kërkesë nga Rusia”, shtoi ai. /os/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Abissnet Superiore”, luhet java e fundit e fazës së dytë


You may also like