MOSKE – Kremlini: Britania dhe SHBA të përfshirë në organizimin e sulmit në Belgorod

by admin
Spread the love



MOSKE, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë pretendon se Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë përfshirë në organizimin e sulmit ukrainas në qytetin rus të Belgorodit .

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 20 persona kanë humbur jetën në sulm, ndërsa 111 persona janë plagosur.

Ministria njoftoi se administrata e Kievit ka kryer “krim”.

“Në organizimin e këtij sulmi terrorist ishin të përfshirë këshilltarët britanikë dhe amerikanë, të cilët inkurajonin rregullisht qeverinë ukrainase të kryente krime të përgjakshme. Për këtë sulm janë përgjegjës edhe vendet e Bashkimit Evropian (BE), të cilët me kokëfortësi dhe në mënyrë të papërgjegjshme furnizuan me armë administratën e Ukrainës. Organizatorët dhe autorët e këtyre dhe veprave të tjera penale do të dënohen në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratë.

Më tej u tha se sulmi do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha vendet janë të ftuara të dënojnë sulmin.

Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov raportoi se ushtria ukrainase nisi dje një sulm në qytetin e Belgorodit.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDuka mesazh për vitin e ri 2024: Uroj edhe më shumë suksese për futbollin shqiptar


You may also like