MOSKË – 40 të vdekur dhe 100 të plagosur pas një sulmi të dyshuar terrorist

by admin
Spread the love

MOSKË, 22 mars /ATSH-DPA-AFP/ – Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur në atë që shërbimi i brendshëm sekret rus, FSB po e quan tani një sulm të dyshuar terrorist në një sallë eventesh në rajonin e Moskës.

Sipas shërbimeve ruse të urgjencës, edhe një shpërthim ka ndodhur gjatë shfaqjes me grupin rock ”Picnic”.

Çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet, ndërsa brenda ka ende njerëz.

Faktet, natyra e saktë e të cilave mbetet për t’u sqaruar, ndodhën në ”Crocus City Hall”, një sallë koncertesh e vendosur në veriperëndim të kryeqytetit rus.

Agjencia ”Ria Novosti” raportoi edhe për shumë të plagosur, pas qitje me armë automatike.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se ”mendimet e saj shkonin për viktimat e sulmit të tmerrshëm”.

”Imazhe të tmerrshme dhe të vështira për t’u parë”, shtoi ajo.

“Nuk mund të jap më shumë detaje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke thënë se SHBA po kërkonte “më shumë informacion”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like