MOSKË – 143 të vdekur pas sulmit në një koncert, ISIS merr përgjegjësinë

by admin
Spread the love

MOSKË, 23 mars /ATSH-AFP-DPA/ – Numri i të vdekurve nga një sulm në rajonin e Moskës të premten është rritur në të paktën 143.

”Numri i të vdekurve nga sulmi në Moskë është 143”, tha drejtoresha e ”Russia Today”, Margarita Simonyan, e cituar nga agjencia Ria Novosti, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.

Ndërkohë, Kremlini njoftoi sot arrestimin e 11 personave, përfshirë katër sulmuesit, pas sulmit të armatosur.

”Drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov informoi presidentin Putin për arrestimin e 11 personave, duke përfshirë katër terroristët e përfshirë drejtpërdrejt në sulm”, tha presidenca për agjencitë ruse të lajmeve.

”Burra të paidentifikuar të veshur me veshje kamuflazhi hynë në sallën e koncertit, të premten pak para fillimit në qytetin Krasnogorsk, në veriperëndim të Moskës, dhe hapën zjarr”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Rus.

”Numri i të vdekurve mund të rritet më tej”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve ”Ria Novosti” duke cituar Komitetin Hetues.

”Armët dhe municionet, si dhe pamjet e CTV, ishin marrë nga vendi i ngjarjes”, raportoi ”Ria Novosti”.

Mediat ruse kishin raportuar më parë për të shtëna me armë zjarri dhe zhurma shpërthimesh dhe 145 persona të plagosur.

Mësohet se viktimat janë punonjës dhe vizitorë të sallës së koncerteve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like