Mos vallë dy tatuazhet e reja të Beatrix-it i dedikohen Donaldit?

by admin
Spread the love

Historia e dashurisë mes Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ishte një ndër më të komentuarat në mediet rozë.

Edhe pse pas daljes së tyre çdo gjë filloi të krisej, ata ende mbeten dy nga emrat më të përfolur. Tani çdo gjë që dyshja bën, mund të merret si një kundërpërgjigje ose sinjal i fshehtë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Beatrix ka vendosur të bëjë një ndryshim në trupin e saj duke shtuar jo një, por tre tatuazhe të reja.

Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë me anë të një “Instastory”, ku thotë:

“Bëra tre tatuazhe të tjera sot dhe dolën bukur.”

Gjithsesi, këngëtarja vendosi që me një ‘story’ tjetër të tregonte vetëm dy prej tyre.


Që pas këtij njoftimi, fansat filluan të spekulojnë se tatuazhet e Trixës kanë lidhje me Donaldin.

Tatuazhi i parë lexon “Wildcat” që në shqip do të thotë “mace e egër”. Ndryshe nga Trixa e cila e ka bërë në pjesën e krahut të saj, Donald Veshaj e ka si tatuazh në bark. Koka e madhe e “Wildcat” mund të dallohet lehtësisht.

Kurse tatuazhin e dytë i cili është një zjarr, mund të lidhet fare mirë me këngën që Donaldi i dedikoi Trixës në festën e Shën Valentinit, “Fire On Fire” e Sam Smith.

You may also like