Mos më jep edhe kartonin tjetër të verdhë, një ma dhe ditën e premte – Shqip

by admin
Spread the love

20:06 | 14 Shkurt 2022

Donaldi po e ndjen mungesën e partneres së tij Trixës.

Sot banorët e Big Brother Vip kishin mundësinë ë përshëndesnin me një këngë personin e tyre të zemrës, shkruan lajmi.net.

Donaldi ka zgjedhur një këngë që i dedikohet vetëm Trixës dhe atij. Kënga që zgjodhi aktori është ajo me titull “Fire on fire” të këngëtarit të famshëm, Sam Smith.

Teksa përshëdeste Trixën me këngën e tyre, Donaldi nuk hezitoi t’i tregojë se e do shumë dhe po i mungon. Ai po ashtu i bëri asaj një kërkesë.

“Do doja që ta përshëndesja Trixa-n me “Fire on fire” të Sam Smith, është kënga jonë. I them që më mungon shumë dhe e dua shumë. Dhe i them që të mos më japë karton të verdhë se kartonin e parë të verdhë ma dha ditën e premte”, u shpreh Donaldi.

Ndryshe mbrëmë me lojën me pyetje,  Donaldi ka rrëfyer eksperiencat dhe momentet më të bukura që ka përjetuar gjatë katër muajve në shtëpi, ku përmendi edhe puthjen e parë që shkëmbeu me Beatrix Ramosaj.

“Kam patur pafund, ishte puthja e parë me Trixën, ardhja e Romeos me parashutë, dhe emocionin që do ta quaja të veçantë, nga kushtet dhe mënyra se si erdhi ishte shitja e pikturës, për mua ka qenë emocioni më i fortë këtu brenda, ai është emocion që nuk përsëritet”, ka thënë ndër të tjera aktori Veshaj./Shqip/

You may also like