Mos i bëj këto 7 veprime, nëse sapo je ndarë nga dikush

by admin
Spread the love

Edhe ndarjet “me mirëkuptim” mund të shkaktojnë dhimbje. Mundohu të mos i bësh këto 7veprime, kur sapo je ndarë nga dikush. Më beso, nuk do të ndihmojnë aspak për t’u rikthyer me ish-in tënd.

1. Mos i pri flokët shkurt, apo të bësh tatuazhe ekstreme.
Mos bëj ndryshime të papritura dhe ekstreme, pasi këto janë të zakonshme pas një ndarje. Prit disa muaj për ndryshime të tilla. Një prerje e shkurtër e flokëve mund të jetë shenjë e depresionit, ndaj mundohu ta fshehësh atë.

2. Mos komuniko më me të.
Mos komuniko më me ish-in tënd. Mos i shkruaj dhe mos e telefono. Mundet të të mungojë ai person, por përmbahu. Nuk ke pse i shkruan, përveç rasteve të domosdoshme, apo urgjente. Nëraste të tjera, shmange komunikimin me të. Do ta harrosh më lehtë.

3. Mos e ndiq në rrjetet sociale.
Mundohu të mos publikosh asgjë nga jeta jote personale në rrjetet sociale. Mos e ndiq as ish-in tënd në këto rrjete, pasi kështu do ta kesh më të vështirë ta harrosh dhe të ecësh përpara në jetë.

4. Mos u hakmerr.
Është e kotë të hakmerresh ndaj dikujt që duhet realisht ta harrosh. Hakmarrja ushqen akoma mëshumë urrejtjen, e cila thjesht ta mbush shpirtin me negativitet. Fal dhe vazhdo përpara. Mos harro ta mbash kokën lart dhe t’i shpenzosh energjitë me personat e duhur.

5. Mos kërko të jeni miq.
Kujdesu për veten tënde. Mos kërko që ish-i yt të mbetet shok me ty. Edhe nëse ai ta kërkon njëgjë të tillë, mos prano. Ti nuk ke nevojë të kesh shoqëri me dikë, i cili pak më parë të ka thyer zemrën.

6. Mos u dekurajo.
Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Shumë persona që nuk përputhen me njëri-tjetrin, ndahen dhe vazhdojnë jetët e tyre të ndarë. Mos u dekurajo. Njih persona të tjerë dhe binde veten që i dhe fund një marrëdhënieje jo të shëndetshme, për të nisur një më të shëndetshme.

7. Mos u shtir sikur je mirë.
Shprehi ndjenjat e tua edhe në shoqërinë që të rrethon. Nëse ndjen se ke nevojë të qash, qaj. Mos e lejo krenarinë të të ndalojë të jesh vetvetja. Ke gjithë të drejtën për të qenë e nevrikosur, e trishtuar dhe kurrsesi nuk duhet të shtiresh sikur je mirë.

You may also like