Mori mandatin e deputetes, Ori Nebjiaj rrëfen emocionet e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja e njohur shqiptare, Ori Nebijaj, foli në programin që drejton “Për’Puthen”, lidhur me emocionet e saj për mandatin e deputetes. “E vërteta është që më dridhen gjunjët për cdo votë për ata që zgjodhën që të më votojnë.E gjitha analiza dhe strumbullimi që kam e kam vetëm për këtë gjë. Duket sikur të gjitha përmendjet që i janë bërë këtij emisioni në arenën e Kuvendit, sikur thërritën njëra tjetrën me energji,

Aq shumë sa e kanë përmend Për’Puthen në Parlament, më duket si trajnim tani…”, tha Ori gjatë programit “Për’Puthen”. Ori Nebijaj ka bërë një reagim diten e djeshme në rrjetin social “Instagram”, lidhur me mandatin e deputetes së PD:

“Komunikim i rëndësishëm (kryesisht për mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.

Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkroi Ori.

You may also like