Mori flakë në lëvizje e sipër, shkrumbohet mjeti në aksin Fier-Patos

by admin
Spread the love

Një automjet me dy persona në bord ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur Portez, në aksin Fier-Patos.

Sapo kanë vrejtur tymin, drejtuesi dhe pasagjeri kanë braktisur mjetin për t’i shpëtuar flakëve.

Në vendgjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe policia. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në Urgjencën e Fierit.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”. Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“- thuhet në njoftimin e Policisë.


Top Channel

You may also like