Moratti është i bindur: Mourinho do të fitojë edhe te Roma

by admin
Spread the love

Rreth orës 21:00 në Milano pritet të jetë rreth 4 gradë, ndoshta më pak, por Massimo Moratti nuk mund t’i frikësohet të ftohtit. “Nuk do ta humbisja kthimin e Mourinhos në San Siro si kundërshtar për asgjë në botë”, u shpreh ai në një intervistë për Corriere dello Sport.

RIKTHIMI I MOURINHOS- “E pranoj, do të më bëjë pak përshtypje ta shoh atë të ngjitet nga shkallët e dhomës së zhveshjes dhe të ulej në stol, por jo në atë të Interit. Tashmë e di që do të emocionohem sepse do të më vijnë në mendje imazhet e kohës kur ai ishte protagonist me ne. Jose i ka dhënë kaq shumë gjëra të bukura Interit dhe Milanos, gjëra që nuk harrohen me kalimin e kohës”.

TRIPLETA- “Tingëllon bukur edhe pas disa kohësh (qesh) dhe për këtë arsye do të jetë kënaqësi të shoh përsëri Mourinhon në San Siro. Të them të drejtën kam edhe pak kuriozitet për pamjen e tij të re (i referohet të qenit trajner i Romës). Deri tani në Meazza e kisha parë si kundërshtar të Milanit, asnjëherë të Interit”.

TIFO PËR MOURINHON- “Jo, të mos bëjmë shaka. Edhe pse kam shumë simpati për të, unë mbështes Interin. Jose e di këtë dhe do ta kuptojë”.

MOURINHO I EMOCIONUAR PER RIKTHIMIN- “Unë me të vërtetë mendoj se po, pasi ai është shumë i afërt me tifozët e Interit dhe Interit, por askush nuk pret dhurata”.

EKSPERIENCA E MOURINHO TE ROMA- “Në fillim kam thënë se ai kishte një ekip të mirë, por jo një skuadër të kompletuar për të konkurruar për titullin dhe në fakt nuk gabova. Tani më duket se skuadra është përmirësuar dhe mund të luajë një gjysmë të dytë të mirë të sezonit. Për të është një aventurë e re, në një situatë të nxehtë dhe jo të thjeshtë. Duhet t’i jepet kohë, por do të bëjë mirë”.

DO TË FITOJË TROFE MOURINHO ME ROMËN- “Për mendimin tim, po. Karriera e tij flet për qartë, sigurisht që duhet t’i jepet kohë për të ndërtuar, por nuk kam asnjë dyshim për aftësitë e tij dhe faktin se ai është fitues”. /oversport.tv

You may also like