Monika Lubonja u përgjigjet gjithë pyetjeve sikur të jetë ambasadorja amerikane

by admin
Spread the love

Monika Lubonja realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sërish rrëfeu gjëra të reja rreth raportit të saj me ish-banorët e tjerë të BBV. Aktorja i është përgjigjur pyetjeve me shumë diplomaci, ndaj duket sikur ka thënë edhe nuk ka thënë asgjë në të njëjtën kohë. Ajo ka zgjedhur të japë përgjigje për të gjithë konkurentët duke u treguar e mirë me të gjithë. Vetëm përgjigja për Ilirin mungon, të cilën nuk dimë nëse e ka shmangur vet, ose nuk e kanë pyetur.

Përgjigjet e saj për disa konkurrentët me të cilët ishte në BBV janë këto:

E ke takuar Arjolën jashtë kamerave?

“E dashur, jemi takuar kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hajmë dhe me bebat e Arjolës darka shumë të gjata”.

Si të duken Pm dhe Sarah dhe a ke ndonjë foto me ta?

“Pm dhe Sarah janë çifti më i bukur dhe më i sinqertë që kemi, dje kemi qenë të tre bashkë, kemi darkuar, kemi folur për shumë gjëra të bukura. Unë i përqafoj fort se janë të dy shumë të mrekullueshëm”.

Çfarë u bë me atë udhëtimin që do bënit me Einxhel dhe gocat e BBV apo u harrua?

“Folëm atëhere kur Einxheli… Tani Einxheli nuk ka kohë, duhet të shijojë Dagzin, më vonë kemi kohë akoma më vonë”.

Si tu duk kënga e Triksës?

“E ndjerë, ashtu siç është vetë Triksa, loqkë e bukur, suksese të tjera edhe mos harro jetë, jep shumë edhe në shpirt”./revistwho.com

You may also like