Monika Lubonja, e hapur për një lidhje: Hajdeni, bujrum!

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja ishte e ftuar së fundmi në rubrikën ‘Mama Single’ në emisionin ‘E diell’, ku ka folur si rrallëherë për raportin e veçantë që ajo ka me të bijën e saj, Tean. Aktorja shprehet se e ka rritur vajzën e saj, njësoj si e kanë rritur prindërit e vetë atë, të lirë dhe pa paragjykime.

Sakaq, e ngacmuar nga moderatori Edi Manushi se ajo ‘është fejuar’, aktorja la të kuptohet se ajo është e hapur për një lidhje.

Pjesë nga biseda në studio:

Monika Lubonja: Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’. Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19 vjeç, sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku.

Edi Manushi: Ervin Kurti vjen çdo javë dhe thotë ‘është fejuar Monika’.

Monika Lubonja: Ah more Ervin të lumtë goja! Tani meqë jemi në një emision e dëgjuat? Hajde bujrëm!

You may also like