Monika i nxjerr të gjitha

by admin
Spread the love

Aktorja Monika Lubonja ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur për eksperiencën në “Big Brother”.

Një nga momentet më të komentuara ka qenë dhe fustanet që mori dhuratë. Dhe pikërisht në këtë temë është ndalur vetë Monika duke u shprehur se ato fustane i pa me mospërfillje.

Ester Bylyku: U dallua nga fytyra jote në atë moment që ty nuk të pëlqeu ajo si surprizë. Pse nuk e the që në atë moment? Pse nuk reagove publikisht, por heshte?

Monika Lubonja: Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty, i pash me një mospërfillje. Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut.

Monika tregoi se takimin me pilotin e kishte kërkuar vetë nga Arbana.

“Edhe në dhomën e rrëfimit, i thosha Arbanës që unë dua të takohem me pilotin”, u shpreh Lubonja.

Ajo tha se piloti i famshëm, tashmë është mik i saj. Ai është i martuar, ka dy vajza.


You may also like