Momente tmerri në një plazh nga sulmi i një foke – Shqip

by admin
Spread the love

Lëndime te një fëmijë dhe një gruaa u shkaktuan nga një fokë në një plazh në Afrikën e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur në një plazh të njohur në Cape Toën me “autor” një fokë të re.

Pamjet e incidentit tregon njerëzit duke i thënë fokës “sa e lezetshme është”, përpara se kafsha ujore të sulmonte. Një burrë dëgjohet duke bërtitur “Dil nga uji!” ndërsa foka po përpiqej të kafshonte një fëmijë.

Dy burra e shpëtuan fëmijën, ndërsa foka u largua.

Një tjetër grua u plagos nga foka kur u përpoq ta largonte pa sukses. Më në fund një burrë e hodhi kafshën tutje.

Autoritetet në Afrikën e Jugut thonë se ka incidente të tjera të ngjashme, raporton Daily Mail. /tesheshi.com/

You may also like