Momente të vështira për Cutrone, ndahet nga jeta babai i tij

by admin
Spread the love

Momente të vështira këto që është duke kaluar Patrick Cutrone. Sulmuesi i Empolit ka humbur babain e tij Pasquale.

Për këtë arsye, klubi i Empolit ka publikuar një mesazh ngushëllues për sulmuesin. “Presidenti Fabrizio Corsi, drejtuesit, trajneri, ekipi, stafi dhe i gjithë Klubi i Futbollit Empoli qëndrojnë pranë futbollistit Patrick Cutrone në këtë moment dhimbjeje të madhe për vdekjen e babait të tij Pasquale”, shkruhej në postimin e Empolit.

Ndërkohë që edhe Milani ka publikuar një mesazh ngushëllues për të. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e babait të Patrick Cutrone. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për të gjithë familjen në këtë moment të vështirë”, lexohej në mesazhin e Milanit. /oversport.tv

You may also like