Mohamed Salah xhiron një reklamë brilante: Udhëtimi i një djali nga Egjipti deri te majat e futbollit botëror

by admin
Spread the love

Mohamed Salah është kthyer në një superyll botëror dhe sulmuesi fenomenal egjiptian ka xhiruar një reklamë brilante për pijen e gazuar ‘Pepsi’ që ka gëzuar fansat e tij të shumtë.

29-vjeçari është padyshim lojtari më i mirë në Ligën Premier, duke u nisur nga forma e tij, ai është edhe futbollisti më i mirë në botë.

I frymëzuar nga forma e tij e shkëlqyer dhe në përgjithësi lojërat e shkëlqyera që kur mbërriti në Liverpool në vitin 2017, Pepsi ka xhiruar një reklamë të re që fokusohet në rrugëtimin e tij nga fëmijëria deri në majat e futbollit botëror.

Videoja përfundon me Salah duke vrapuar nëpër rrugët e Liverpoolit teksa ndiqet nga qindra fansa.

Shumë fansa të lojtarit egjiptian u kënaqën me videon, ndaj reagimet shkaktuan komente të mëdha.

“Është reklama më e mirë që kam parë ndonjëherë”, ose “Kjo është një reklamë e mrekullueshme. Jepini personit që qëndron pas kësaj një rritje të madhe page”, shkruan përdoruesit në rrjetet sociale, ndërsa disa e përshkruan videon si “absolutisht brilante”.

Sulmuesi fenomenal egjiptian ka shënuar tashmë 19 gola për Liverpoolin në të gjitha garat këtë sezon. 

You may also like