Mohamed Salah thyen tre rekorde të mëdha me golin e shënuar ndaj Manchester United

by admin
Spread the love

Mohamed Salah ka thyer jo një por tri rekorde teksa i ka fituar Liverpoolit një pikë në derbin ndaj rivalit Manchester United.

Derbi i rivalëve të vjetër që u zhvillua në ‘Old Trafford’ mes Manchester United dhe Liverpoolit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Fillimisht, Salah me golin e shënuar tani është bërë lojtari me më së shumti gola të shënuar ndaj Man United në histori të Ligës Premier me 11 sosh, duke tejkaluar Alan Shearer që ka 10 të tillë.

Së dyti, ai ka shënuar gjashtë gola në ligë në ‘Old Trafford’, duke u bërë lojtari mysafir me më së shumti gola në histori të garës, duke tejkaluar Stevan Gerrard me pesë gola.

Dhe në fund, ylli i Liverpoolit është bërë lojtari i parë mysafir i cili shënon në katër ndeshje radhazi si mysafir i Manchester United.

Goli i egjiptianit ndaj ‘Djajve të Kuq’ ishte i 16-ti për të në këtë sezon të garave në Ligën Premier, teksa vetëm Ollie Watkins (18) dhe Erling Haaland (19) kanë bërë më mirë, shkruan Telegrafi.

Sa i përket gjendjes tabelare, Liverpooli ka humbur mundësinë për të marrë kreun e tabelës dhe tani gjenden në pozitën e dytë por me pikë të barabarta me Arsenalin (71).

You may also like