Modric takohet sërish me arbitrin italian në Champions: Është një fatkeqësi, një nga më të këqijët…

by admin
Spread the love

Daniele Orsato është caktuar nga UEFA për të drejtuar gjysmëfinalen e kthimit mes Chelsea dhe Real Madrid. Ai është një njohje e vjetër për “Los Blancos” (shtatë ndeshje, tri fitore dhe katër humbje) dhe një kujtim i hidhur për Luka Modric.

Kroati nuk e “kafshoi gjuhën” pas humbjes në Lusail ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me Orsaton në gjykimin e ndeshjes. “Unë kurrë nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos flas.

Ai është një nga më të këqijtë që njoh, jo vetëm për shkak të ndeshjes së sotme. Ai më ka fishkëllyer shumë herë, është një fatkeqësi”, – u ankua Modric në zonën e përzier. Ankesa e tij erdhi nga origjina e golit të parë argjentinas:

“Është një moment kyç në lojë. Ai nuk na dha një goditje nga këndi dhe vërshëlleu për penalltinë, e cila nuk ishte për mua, sepse kundërshtari përplaset me portierin tonë. Nuk mund ta besoj që ai e dha atë penallti. Kjo ndryshoi lojën”, – argumentoi kroati.

Nëse sot Orsato është një nga arbitrat më të vlerësuar nga UEFA, ndonëse në një fazë në rënie, në masë të madhe ia ka borxh… energjisë elektrike. Është pasioni i tij. Ai thotë se qysh në moshë shumë të vogël ka shëtitur nëpër shtëpinë e tij me një kaçavidë, duke çmontuar prizat dhe duke kuptuar se si funksiononte ajo që i jepte dritë shtëpisë.

Për këtë arsye, duke shpërfillur këshillat e mësuesve të tij, të cilët, të inkurajuar nga notat e mira, i propozuan gjëra më të mëdha, ai u regjistrua në Institutin “CFP Trissino” me idenë për të realizuar ëndrrën e tij. “Pak e dinë që unë kam lindur për elektricist”, – shpjegon ai në një video nga Shkolla e Formimit Profesional ku është regjistruar.

Sapo u diplomua, të nesërmen filloi punë në një kompani elektrike. Dhe po atë ditë lindi rrugëtimi në arbitrim, ku sot ka kapur majat e futbollit europian. Në debutimin e tij si elektricist, ai takoi një koleg i cili i sugjeroi të regjistrohej në një kurs arbitri futbolli. Ai tha po dhe kësisoji filloi një karrierë mbresëlënëse.

Finalja e Lisbonës është gdhendur në CV e tij. “Isha duke u stërvitur në Recoaro kur mora një video-telefonatë nga Rossetti, dizenjatori i UEFA-s për arbitrat. – Ai më bëri një pyetje: a jeni gati të gjykoni një ndeshje tjetër? U mendova…

Në atë moment, e vetmja ndeshje për t’u luajtur ishte finalja e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Bayern Munich. U ktheva në shtëpi, u ula në shtrat dhe qava. Kur fëmijët e mi më panë me lot në sy, e kuptuan menjëherë se isha caktuar në finalen e Champions-it dhe u përqafuam”.

You may also like