Një modele ruse dhe e bija e saj janë gjetur tragjikisht të ekzekutuara dhe të mbështjella me çarçafë pranë një resorti të njohur turistik në Bodrum të Turqisë.
Zbulimi i trupave të tyre të lidhur me litarë e të mbështjellë me çarçafë ka sjellë nisjen e kërkimit ndërkombëtar për 45-vjeçarin e dyshuar Andrey Kuslevich ish-bashkëshort i modeles.
Një video tregonte policinë vendase duke marrë trupat e 42-vjeçares Irina Dvizova, dhe bijës së saj Dayana në vilën e tyre në Bodrum, e gjithashtu gjurmet e lëna nga këpucët e një burri.
Trupat e nënës modele dhe të bijës adoleshente kishin plagë me armë zjarri.
Policia ka nisur kërkimin e Kuslevich, ish-bashkëshorti i Irina Dvizovas që më parë ka qenë roje sigurie për një biznesmen ukrainas.
Një teori e përmendur është se vrasjet kanë të bëjnë me betejën e kujdestarisë për djalin e çiftit.
Gruaja e ndjerë në qershor kishte kërkuar në gjykatën e Moskës që bashkëshorti i saj me pasaportë lituaneze, të mos kishte takime me djalin.
Ky i fundit, i quajtur Makar nuk mund të kontaktohet nga autoritetet pas vrasjes së dyfishtë.
Policia turke ka kërkuar ndihmë nga Interpol për kapjen e Kuslevich teksa besohet se dhe i biri është me të.
Irina dhe e bija ishin raportuar të humbura nga të afërmit të cilët kishin humbur kontaktin me to. Një miku i saj kishte shkuar në vilën e tyre dhe gjeti derën të hapur me forcë.
E ndjera Irina, nënë e tre fëmijëve, ishte modele por punonte edhe për një agjenci pronash të patundshme në Bodrum, sipas raportimeve vendase.
Pak më herët Dayana postonte një video në rrjetet sociale ku tregonte se ajo dhe e ëma kishin ardhur me avion në Stamboll për ditëlindjen e saj të 15-të.
Kuslevich, i cili ishte bashkëshorti i dytë i Irina, ishte roje personale e një biznesmeni ukrainas, shkruajnë mediat turke. Ai ishte gjithashtu i kërkuar në Rusi sepse kishte thyer lirimin me kusht me kusht për një çështje vjedhjeje.
David, djali i madh 20-vjeçar i modeles, tha se nëna nuk e lejonte te takohej me Makar, dhe se ajo përndiqej nga njerku tashmë në kërkim, i cili e kishte dhunuar në të kaluarën.
Top Channel