Moda amerikane ka ndikuar botën! Tom Ford, Zendaya, Demna dhe të tjerë e vërtetuan atë në ndarjen e çmimeve CFDA

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndarja e çmimeve të CFDA ishte eventi i duhur për të vëzhguar veshjet e të ftuarëve dhe kujt ia kishin besuar ata ‘trupin” e tyre.

Në një cep, llambat e blicit po ndizeshin ndërsa Tom Ford dhe Dapper Dan flisnin dhe pozonin për fotografët. Vetëm disa hapa larg, Demna Gvasalia dhe ekuipazhi i tij Balenciaga, modelja Eliza Douglas, CEO Cedric Charbit dhe bashkëshorti i Gvasalia-s, BFRND  u mblodhën pranë një lokali plot me orkide. Drew Barrymore parkaloi me një fustan valëzues me pala tyli, teksa Zendaya përqafoi stilistin e saj Law Roach, që mbanin veshur stilimet e  Vera Wang.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në një takim mode,” tha Tom Ford . “Unë kam qenë Kryetar i CFDA për gati tre vjet dhe ky është çmimi i parë CFDA që kam qenë në gjendje të prezantoj.”

Për Fordin, të kalosh një natë në “The Grill and The Pool Room” është njëlloj si të kthehesh në shtëpi. Ai lançoi këtu partneritetin e tij me Estée Lauder  në vitin 2005, mbajti po aty shfaqjen e tij të vjeshtës në vitin 2016 dhe kaloi shumë dreka me arkitektin legjendar të ndërtesës Philip Johnson në tavolinat e ulëta të dhomës. Duke vëzhguar skenën në ndarjen e çmimeve të CFDA, Ford tha: “Ne donim që ajo të ishte shumë  intime, po aq sa edhe elegante.”

Ai kishte një mision tjetër në çmimet CFDA 2021 një që, mund të thuash se Ford e ka promovuar gjatë gjithë karrierës së tij. “Ky është qëllimi im, të ndihmoj pjesën tjetër të botës të kuptojë se sa shumë kanë marrë dhe sa i ka dhënë Amerika modës globalisht.”

Fituesi ndërkombëtare i veshjeve të grave, Demna Gvasalia, nuk mund të ishte dakord më shumë. “Moda amerikane ka pasur ndikimin më të madh që mund të ketë tek dikush si unë. Unë isha një fëmijë sovjetik që u rrit në një vend ku njerëzit as që e dinin se stilisti ishte një profesion, “tha ai, duke mbajtur statujën e tij të CFDA-së  duke shtuar: “Hera e parë që zbulova se mund të bëhesha stilist ishte kur zbulova Tom Ford, kur isha 10 ose 11 vjeç. Ëndrra ime për modën filloi me zbulimin e Tom Fordit. Nuk është diçka që mund ta kisha ëndërruar ndonjëherë, të isha këtu sonte dhe të vlerësohesha me këtë çmim,” vijoi Gvasalia.

Ikona e modës Zendaya ishte pothuajse pa fjalë pasi mori çmimin e saj nga Iman, duke renditur modelen, Cher, Diana Ross dhe gjyshet e saj në mesin e ikonave të saj të modës. “Unë jam pa fjalë,” tha Zendaya me një buzëqeshje e emocionuar. “Sapo mora një çmim dhe ma dha Imani! Ende nuk e besoj.”

Ndërsa dy çmimet e fundit u prezantuan – Emily Bode Aujla fitoi çmimin si stilistja e vitit për meshkuj dhe Christopher John Rogers për Dizajnerin e Vitit të veshjeve për femra. “Është kaq frymëzuese të shohësh të gjithë ndryshimin që kanë krijuar të gjithë njerëzit që ndodhen në këtë dhomë,” tha Bode Aujla./revistawho.com ( Me shkëputje nga Vouge)

You may also like