Mkhitaryan humb finalen e parë, Inzaghi shpreson për të dytën

by admin
Spread the love

Heinrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finalen e Kupës së Italisë.

Mesfushori armen, që u dëmtua në derbin e Champions Leagues ndaj Milanit, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ku u vërejt një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.

Gjendja e tij do të monitorohet në ditët e ardhshme, megjthatë është konfirmuar tashmë q ëfinalen e parë, atë ndaj Fiorentinës më 24 maj në Kupën e Italisë, armeni do ta shohë nga tribuna.

Ndërkohë stafi mjekësor dhe vetë Mkhitaryan do të bëjnë maksimumin për t’u rikuperuar për finalen e madhe të Champions League, atë ndaj Manchester City-t më 10 qershor në Stamboll./ Super Sport


Top Channel

You may also like