Mjeshtrit ndërkombëtarë, Nderim Saraçi dhe Bedri Sadiku remizojnë ndërmjet veti

by admin
Spread the love

Janë zhvilluan takimet e xhirosë së 5-të të Kampionatit vetjak të Kosovës në shah që po mbahet me moton “Festivali i shahut 2022”.

Garat e zhvilluara në ambientet e Hotelit Grand Prishtina sollën lojëra interesante. Me interes të posaçëm është pritur takimi ndërmjet dy mjeshtërve ndërkombëtarë, Nderim Saraçit dhe Bedri Sadikut. Pas një loje të ashpër ndërmjet tyre takimi përfundoj me remi.

Edhe në tabelën e dytë dueli ndërmjet Osman Saraçit dhe Muhamet Asllanit përfundoj me remi. Në këtë xhiro veçojmë edhe fitoren e Enver Berishës që mundi Ismet Topallin. Kreu i renditjes është tejet intresant. Nderim Saraçi kryeson me 4,5 pikë dhe mbetet mëtuesi kryesor për titullin, e kampionit. Pas tij renditen, Enver Berisha, Albert Zenuni, Gani Hamiti dhe Bedri Sadiku me nga 4 pikë e kështu me radhë.

Në këtë kampionat ndër pjesëmarrës është edhe shahisti më i ri, Lir Basha, 12 vjeç, anëtar i Shkollës së shahut “Dardania” Prishtinë. Ai deri tashti nga 5 parti të zhvilluara ia ka dalë 3 herë të remizoi, që konsiderohet sukses i madh.

Xhiroja e 6-të, e mërkurë, 16 nëntor 2022 ora 17,00

Po këtë ditë fillojnë garat e xhirosë së parë të Kampionatit vetjak të Kosovës për femra, takimet fillojnë në orën 17,00.

You may also like