Mjegulla komplikon trafikun ajror në Shkup, dukshmëri e zvogëluar në disa rrugë

by admin
Spread the love




Për shkak të mjegullës në pjesën e Shkupit, disa nga fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të vonohen, sipas të dhënave nga ueb-faqja e aeroportit.
Përveç Shkupit, mjegull me dukshmëri të zvogëluar ka edhe në Pollog, Pellagoni, Kumanovë.

Në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve, AMSM informon se dukshmëria e rrugëve Tetovë – Grupçin, Manastir – Prilep, Shkup – Kumanovë dhe Shkup – Veles është zvogëluar në 20-30 metra.

Meteorologët njoftojnë se periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë me temperatura relativisht të larta ditore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në lugina, përfshirë Shkupin, do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm, sidomos në orët e natës dhe të mëngjesit, si dhe ulje të temperaturave gjatë ditës. Ditën e mërkurë do të fryjë erë mesatare veriperëndimore duke ulur kushtet e mjegullës.


You may also like