Mirmbrëma o çapaçula, gruaja ime ka mbajtur shënim emrat që…

by admin
Spread the love

Armaldo Kllogjeri është kthyer tashmë në një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP 2. Tenori i njohur la shtëpinë më të famshme në Shqipëri të shtunën e kaluar, teksa mbrëmjen e sotme ishte i pranishëm edhe në studion e spektaklit.

Ai mori një përshëndetje të përzemërt nga Olta, e cila i tha se i ka munguar shumë gjatë këtyre ditëve. Ndërkaq, nuk ka munguar as përshëndetja nga ana e Luizit, i cili iu drejtua me emrin e vendosur nga ai, si ‘Amarildo’.

Nuk mungoi as kundërpërgjigjja e Armaldos, i cili u shpreh ‘Mirmbrëma o çapaçula’. Ndër të tjera, tenori i tha banorëve se gruaja e tij ka mbajtur shënim çdo emër të konkurrentëve që e kanë nominuar atë. E sipas llogarive të partneres së Armaldos, të gjithë e kanë nominuar atë, përveç Oltës.

Kujtojmë që Armaldo u largua nga shtëpia të shtunën e kaluar, pas një nominimi të fortë përballë Kristit dhe Luizit.

You may also like