Miratohet Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Media

by admin
Spread the love

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e saj të 9-të. Ndër të tjera, është miratuar teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, me qëllim të mbështetjes së gazetave nacionale dhe promovimit të kapaciteteve demokratike të shtetit përmes medias.

Gjithashtu, Qeveria ka shpallur të asgjësuar vendimet e cilat janë miratuar në mënyrë të njëanshme, përfshirë edhe shkarkimin e drejtorit të IP Qendrës për Punë Sociale – Koçan, dhe ka emëruar një drejtor të ri për këtë institucion, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe procedurat administrative.

Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe themelimi i Komitetit drejtues për zbatimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend nikoqir, në përputhje me obligimet e anëtarësimit në NATO.

MARKETING



You may also like