“Miqtë” i japin lamtumirën e fundit aktorit Matthew Perry! – Shqip

by admin
Spread the love

Ceremonia mortore private afër studios së “Warner Bross”

I jepet lamtumira e fundit aktorit Metju Peri. Miqtë më të afërt dhe familja e aktorit të ndjerë u tubuan në një ceremoni intime në Parku Memorial “Forest Laun” në Los Anxheles në afërsi të studios filmike “Uarner Bros”.

Bashke me miqtë dhe anëtarët e familjes, në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe kolegët e seriualit “Miqtë”, Xhenifer Aniston, Kortni Koks, Liza Kudrou, Met Leblank dhe Dejvid Shvimer.

Metju Peri ndërroi jetë më 28 tetor në moshën 54-vjecare në shtëpinë e tij në Los Anxheles. Ai ishte gjetur i vdekur në xhakuzin e tij.

Këtë javë ishin publikuar rezultatet e raportit për toksikologji, që ka konfirmuar se Metju Peri nuk ka konsumuar substance të palejueshme.

Raporti I parë që nuk është shumë I detajuar, për momentin përjashton mbidozimin si shkaktar të vdekjes.

Autoritetet e policisë së Los Anxhelesit, paraprakisht kishin konfirmuar se policia në shtëpinë e të ndjerit nuk kishte gjetur substanca të dyshimta, por vetëm ilaçe për të cilët kishte pasur reçetë mjekësore./KlanMacedonia

Matthew Perry

You may also like