Miqësia me Alex Soros, flet Erion Veliaj: Jam krenar, kemi një raport special

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për raportin e tij me Alex Soros në emisionin “Log.”, ku tregoi se ka vite që njihet me të dhe mohoi të kishte komplekse për këtë marrëdhënie, madje tha se është krenar.

“Kemi vite që njihemi dhe unë besoj që të kesh shok dhe të jesh besnik me shokët s’është e jashtëligjshme, kemi një raport special dhe unë s’e kam kompleks, jam krenar. Kur një njeri babai i të cilit ka bërë më shumë shkolla në Shqipëri dhe ku bukëshkalët që kanë marrë bursa dhe u paguhej rroga në qeveri të Sali berishës, kur këta janë mosmirënjohës, këta duhet të ndihen keq. Unë jam superkrenar. Vala më e madhe e shkollave ka qenë nga Soros. Vala e dytë është kjo që po kalojmë tani dhe t’i thuash plaç një njeriu që ndërton shkolla dhe të paguan shkollën. Unë jam mirënjohës jo vetëm me Aleks Sorosin por me çdo njeri që ka bërë mirë në këtë vend. Unë besoj që ky është një qytet mirënjohës, ne jemi racë mirënjohëse”, tha Veliaj.

You may also like