Miqësi familjare? Ilir Alihmehmeti zbulon për herë të parë lidhjen me Sali Berishën

by admin
Spread the love

Zgjedhjet e ardhshme vendore kanë vënë në lëvizje partitë politike, ndërsa Partia Demokratike ashtu siç pritej do e nxjerrë kandidatin e vet nga procesi i primareve. Mjeku Ilir Alimehmeti është një nga emrat që ka kandiduar në primare, ndërsa në publik është aluduar për një miqësi familjare mes tij dhe kreut të PD Sali Berisha.

I ftuar në Spotlight përball Alban Dudushit, Alimehmeti u pyet mbi këto aludime, ndërsa i pohoi që janë të vërteta, pasi prindërit e tij kanë qenë studentë të Berishës dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi familjare.

“Po prindërit e mi kanë qenë student të doktor Berishës dhe gëzojnë një respekt dhe miqësi të vjetër”.

You may also like