Ministrja Rizvanolli feston ditëlindjen, “dhuratë” i bëhet rikthimi i njësisë së Kosova A-së

by admin
Spread the love

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ndier falënderuese për rikthimin e nëjsisë A5 të Kosova A-së mu në ditëlindjen e saj.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim”.

“Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”.

Ajo edhe njëherë i falënderoi përzemërsisht punonjësit e Kosova A-së, dhe për prodhimin me tri njësi në një kohës sfidash.

“Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”.

You may also like