Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin, Irfan Kërçagu (DOKUMENT)

by admin
Spread the love

E para e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka suspenduar përmbaruesin, Irfan Këçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor”.

Ministrja Haxhiu vlerëson se profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mes tjerash, Haxhiu u bëri thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë që kanë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like