Ministrja Evis Kushi mesazh nxënësve dhe mësuesve për vitin e ri shkollor: Shumë projekte të reja dhe nisma për një arsim cilësor

by admin
Spread the love

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka përcjellë një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2022-2023, ku shprehet se ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim më cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

“Me lajmin që ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm! Fillimi i vitit të ri shkollor sjell gjithmonë emocione. Ky vit shkollor vjen me shumë projekte dhe nisma për një arsim cilësor të barabartë dhe gjithëpërfshirës”, thotë Kushi në postimin e saj.

Në këtë mesazh, jepen dhe disa nga risitë e këtij viti të ri shkollor siç janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, zgjerimi i projektit “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” në 150 shkolla të tjera, formimi i 400 klasave sportive dhe programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.

You may also like