Ministria e Shëndetësisë: Petliçkovski edhe më tej e kryen funksionin e kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive

by admin
Spread the love

Dr. Aleksandar Petliçkovski nuk është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive, informon Ministria e Shëndetësisë.

“Dr. Petliçkovski është kryetar aktual i Komisionit, i cili do të mbetet edhe më tej ta kryejë detyrën si edhe deri më tani. E njëjta gjë mund të vërtetohet edhe me dokumentacion përkatës”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Një pjesë e mediave sot kanë raportuar se ministri i ri i Shëndetësisë Ilir Demiri e ka shkarkuar Petliçkovskin nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

MARKETING



You may also like