Ministria e Drejtësisë propozon ulje të dënimeve për funksionarët e korruptuar

by admin
Spread the love

Qeveria e Maqedonisë përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal me procedurë të shkurtuar, përcjell KlanM.

Sipas propozimit, ndryshohen pjesë të nenit 353, ku zyrtarët, të cilët kanë marrë përfitime të konsiderueshme pasurore ose kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme gjatë keqpërdorimit të pozitës zyrtare, nga dënimi i mëparshëm me të paktën tre vjet burgim, propozohet të dënohet me burgim nga një deri në katër vjet, i cili cakton kufirin e sipërm dhe hap mundësinë e vjetërsimit më të shpejtë të veprave.

Propozimet janë në agjendën e Komisionit për Çështje Evropiane, me flamur evropian.

You may also like