Ministria e Drejtësisë: Propozim-ligji për avokaturën e shtetit më 16 janar para deputetëve

by admin
Spread the love

Ministria e Drejtësisë njofton se me ndryshimet të cilat i propozoi ata parashikohet përmirësimi i mëtutjeshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë për pezullimin e funksionit të avokatit të shtetit në rast se avokatët e shtetit zgjidhen ose emërohen në funksion ose detyrë tjetër.

Nga ministria thonë se kjo u imponua si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin zgjidhen avokatët e shtetit.
“Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për avokaturën e shtetit përmban tre nene, me të cilat parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë nëse Avokati i Shtetit zgjidhet nga radhët e avokatëve të shtetit për Avokat të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas skadimit të kohës për të cilën është emëruar, ndërsa me pëlqimin e tij, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e emëron në funksionin avokat i shtetit për rajonin ku më parë ka ushtruar funksionin e avokatit të shtetit”.

“Ndryshimi propozohet si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin emërohen avokatët e shtetit. Me ndryshimet e propozuara parashikohet edhe harmonizimi i dispozitave të ligjit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

MARKETING



You may also like