Ministria e Drejtësisë: Këshilli Gjyqësor për pesë muaj nuk ka marrë masa për të përcaktuar përgjegjësinë e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Kumanovës

by admin
Spread the love

Edhe përkundër vërejtjeve dhe shkresave  për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas ministrisë, Këshilli Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti ka bërë një vizitë pune në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe ka përgatitur Raport në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh të reputacionit të funksionit të gjykatësit, shkelje të rënda të parimit të mos diskriminimit  në  çdo bazë, përdorimi i fjalorit të papërshtatshëm, fyerje dhe nënçmimi i të  punësuarve  nga UD Kryetari i  gjykatës, si dhe keqpërdorimi  me sistemin AKMIS, gjë që ndikon shumë në marrëdhëniet dhe punën e gjykatës. 

Shtojnë se Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga më 11 prill, i ka dërguar shkresë  Këshillit Gjyqësor, ku ka kërkuar të ndërmerren masa apo veprime të duhura në lidhje me pretendimet e konstatuara, veçanërisht për shkak të asaj se shqyrtimi i Raportit ishte në rend dite në seancën e Këshillit Gjyqësor të mbajtur më 13 mars.

“Në Raport janë cekur edhe keqpërdorimet e sistemit AKMIS, përjashtimi i gjyqtarëve të caktuar nga shpërndarja automatike e lëndëve. Nga këqyrja në  lëndët në grupin punues është konstatuar se procedura është zgjatur shumë dhe është stërzgjatur, si dhe verifikimi i lëndëve në sistemi AKMIS ishte i parregullt dhe jo azhur”, shtojnë prej atje.

Nga Këshilli Gjyqësor, më 12 prill, kemi marrë njoftim se shkresa i është dorëzuar për njohje dhe kompetencë dhe veprim të mëtutjeshëm, koordinatorit për monitorimin e punës së Gjykatës Themelore Kumanovë, anëtarit të Këshillit Hanif Zendeli.

“Përgjigje nuk morëm, pas së cilës Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 22 qershor i ka dërguar sërish Këshillit Gjyqësor URGJENCË për të vepruar sipas kërkesës për gjendjen e konstatuar në Raport. Nga 8 pikat e paraqitura, 7 i referohen kushteve në gjykatë për konstatimin e marrëdhënieve të prishura nder njerëzore dhe raportin jo korrekt të UD Kryetarit të gjykatës ndaj disa të punësuarve”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Zëvendëskryetarit të  Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli, siç theksojnë, u ka dërguar përgjigje  më 29 qershor.

“Më 29 qershor nga ana e Zëvendëskryetarit të  Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli, është dërguar  përgjigje se është përgatitur Raport shtesë, i cili duhet të shqyrtohet në seancën e Këshillit Gjyqësor, pas së cilës do të na informojnë për gjendjen e konstatuar”, thonë nga atje.

Nga Ministria e Drejtësisë i bën thirrje edhe një herë Këshillit Gjyqësor që të veprojë në përputhje me kompetencat e tij, sepse mos dënimi i rasteve të tilla, do të çojë në dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Këshillit, e me këtë edhe në uljen e besimit tek gjyqësori.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like