Ministri Çupi shpalos idenë: Në diasporë jo më të përçarë, grup i deputetëve për diasporën!

by admin
Spread the love




Ministri Xhemail Çupi tha se diaspora jonë duke qenë e preokupuar me hallet tona, as nuk duan të ja din për përçarjet që kemi të brendshme brendapartiake, kush ka fituar dhe kush ka humbur. Sipas, tij, ata dëshirojnë që vendi të jetë i zhvilluar të prosperon dhe kështu me radhë.

“Dhe, mbi bazën e kësaj ata janë të mërzitur që çdoherë kur vije puna e vizitave të qeverive nëpër hapësirat e tyre çdoherë lavdërohen për punët e tyre e kështu me radhë. Unë nuk dëshirojë më të shkoj në diasporë në këtë pozicion. Prandaj, kam marrë iniciativë të bëj një grup të deputetëve për diasporën. Kjo me të vetmin qëllim që të formohet një koordinim nga të gjithë subjektet dhe çdoherë kur të diskutohet dhe të përfshihen çështjet e diasporës të gjithë ne të kemi të drejtën e mendimit”, tha ministri Çupi.

Ai shtoi se kur përfaqësues të Qeverisë të shkojnë në diasporë për tu lavdëruar duhet të ketë edhe përfaqësues të opozitës për t[i ballafaquar mendimet.

Sipas tij, kjo është ideja për bashkimin e diasporës.

“E shoh këtë sepse në diasporë ka njerëz të cilët janë kundër qeverisë, janë me opozitën, prandaj dëshirojë që këta ti bëjmë bashkë, t’i ulim me një tryezë”, tha ministri Çupi.

Ai tha se për këtë iniciativë u ka dërguar letër grupeve parlamentare, ndërsa për momentin vetëm Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur përfaqësuesin e saj. /SHENJA/


You may also like