Milani pret shumë nga portugezi, Di Kanio: Leao meriton ta kapësh me shpulla

by admin
Spread the love

Duke folur për “Sky Sport”, Paolo di Kanio komentoi paraqitjet e fundit të Milanit duke u përqendruar te qëndrimi i Rafael Leaos: “Në Champions, largimi dënoi kuqezinjtë dhe ndeshjet që meritonin të fitoheshin, përfunduan 0-0 kundër Njukasëllit dhe Dortmundit. Kjo është mangësia e tij.

Sigurisht që Leao është një lojtar i rëndësishëm, por doli blof në ato ndeshje sepse krijoi mundësitë, por në ato raste kampioni (që e përcaktojmë ata, por jo unë) dhe lojtari që bën kapërcimin në cilësi, duhet të bëjë diçka më shumë. Jo si në shfaqjet e fundit në Salerno dhe Sasuolo në shtëpi, ku u fishkëllye skuadra sepse qëndrimi i Leaos ishte i turpshëm”.

Ish-futbollisti më pas vazhdoi: “E turpshme, por le të flasim për episode dhe situata në rritjen e një lojtari. A duhet të them se si flisnim në kohën time?! Do ta merrnim prej veshi për ta qortuar sepse siç pranon elozhet, duhet të mësohet edhe me kritikat. Për sa kohë shokët vrapojnë dhe janë në vështirësi, ai tenton driblime te kota 4-5 herë. I duhet tërhequr vëmendja sepse vonon rritjen e tij dhe të skuadrës, por te Milani hezitojnë.

Madje, e lënë të deklarojë nëpër intervista që është në nivelin e kampionëve të mëdhenj, ndërkohë që nuk bën diferencën gjithmonë, siç e bëjnë shumë kolegë të tij. Për Leaon ka ardhur momenti i shuplakave sipas mendimit tim”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like