Milani nuk heq dorë nga Vojvoda, Maldini tenton të bindë mbrojtësin

by admin
Spread the love

Mergim Vojvoda zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Torinon dhe paraqitjet e tij në fushën e blertë zgjuan interesin e shumë skuadrave të Serie A, veçanërisht të Milanit.

Kuqezinjtë shënjestruan mbrojtësin kosovar që në merkaton e janarit, por sipas burimeve ekskluzive të Oversport, drejtori i kuqezinjve Paolo Maldini ka zhvilluar një bisedë telefonike me 27-vjeçarin, ku i ka kërkuar që të bashkohet me Milanin.

Vojvoda pëlqehet shumë nga kampionët e Italisë, pasi mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, por edhe në krah. Ndonëse nuk i garantohet një vend titullari, lojtari tundohet nga një eksperiencë e re në Milano.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë një takim mes agjentit të lojtarit Adrian Aliaj dhe drejtuesve të klubit kuqezi për të negociuar detajet e kësaj tratative. / Oversport.tv

You may also like