Milani me lehtësi mposht Monzan

by admin
Spread the love

Milani ka mposhtur Monzan me një paraqitje bindëse.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Serie A përfundoi me rezultat 3:0, shkruan lajmi.net.

Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar mesfushori holandez, Tijjani Reijnders.

Reijnders realizoi pas një solo aksioni, duke kaluar Milanin në avantazh pas vetëm tre minutave lojë.

Jan Carli Simic dyfishoi rezultatin në minutën e 41-të në debutimin e tij.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Noah Okafor, i cili shënoi në minutën e 76-të.

Me këto tre pikë Milani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë, gjashtë më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.  /Lajmi.net/

You may also like