Milani lëviz në merkato, pas Loftus-Cheek, gati edhe një amerikan

by admin
Spread the love

Pas turbullirave të fundit të sezonit, që pasuan shkarkimin e Maldinit nga posti i drejtorit teknik, Milani duket se e ka marrë veten dhe po lëviz me shpejtësi në merkato për të kompletuar grupin.

Kështu kuqezinjtë kanë arritur akordin për të transferuar nga Londra mesfushorin anglez Loftus-Cheek, i cili pritet të mbërrijë në Milano, të kryejë testet mjeksore dhe të hedhë firmën mbi kontratë.

Por nuk mbaron me kaq, pasi kuqezinjtë janë shumë pranë edhe firmës me amerikanin Christian Pulisic, një tjetër futbolist në pronësi të Chelsea-t që nuk po arrin të bëjë mirë me londinezët. /Supersport


Top Channel

You may also like