Milani kërkon zgjidhje në sulm

by admin
Spread the love

Milani po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Reparti sulmit mbetet kryefjalë, me Paris Sen Zhermenin që vazhdon të ndjekë me interes portugezin, Rafael Leao, me francezët që e shohin si pasuesin ideal të Mbapes, teksa Zhiru ende nuk ka rinovuar dhe zërat për largimin e tij drejtë “MLS” po shtohen nga dita në ditë dhe Joviç ende nuk ka bindur drejtuesit.

Në këtë situatë, “kuqezinjtë” po studiojnë tregun dhe kanë kthyer fokusin nga Sportingu Lisbona, skuadër me të cilën italianët kanë pasur marrëdhënie edhe në të kaluarën, me “bomberin” suedez, Viktor Giokeres, që është kthyer në objektivin e merkatos, teksa te Milan e shohin atë si të duhurin për të përforcuar repartin e sulmit, por duhet theksuar se për shërbimet e 25-vjeçarit janë disa skuadra në garë.

Suedezi po kalon një super sezon të Sportingu, me Giokeres që ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 60 milionë euro dhe sulmuesi ka kontratë me portugezin deri në verën e vitit 2028.

Klubi pritet që të bëjë kontaktin e parë për shërbimet e sulmuesit, kjo edhe për tu parë se sa reale janë mundësit për këtë transferim, mirëpo, suedezi nuk është i preferuari i vetëm, teksa në listën e “Djajve” të Milanos, nuk mungojnë as emrat e Xhoshua Zirkzee, Xhonatan David e Benjamin Sesko.

You may also like