Milani i plotë drejt Veronës, Pioli rikuperon edhe Florenzin

by admin
Spread the love

Vitin e kaluar Milani fitoi në Verona ndonëse mungonin 7 lojtarë (Bennacer, Calhanoglu, Hernandez, Ibrahimovic, Maldini, Mandzukic dhe Rebic), ndërsa këtë vit tekniku Stefano Pioli shkon në transfertën e “Bentegodit” me një skuadër të plotë.

Me përjashtim të dëmtuarit afatgjatë Kjaer, të gjithë lojtarët e tjerë të “djallit” janë në dispozicion të teknikut, pasi edhe Alessandro Florenzi është rikuperuar plotësisht.

Anësori kuqezi, që në 6 prill u operua në menisk, është rikthyer të stërvitet me grupin. Vështirë që Florenzi të nisë lojën si titullar kundër Veronës, pasi Pioli pritet ti qëndrojë besnik formacionit që ka luajtur këto ndeshjet e fundit. / Oversport.tv

You may also like