Milani e ka seriozisht për Marco Asensio, cila është situata aktuale

by admin
Spread the love

Marco Asensio është objektiv real i Milanit. Anësori i djathtë ka edhe një vit kontratë me Real Madrid dhe këtë verë mund të largohet nga spanjollët.

Oferta për rinovim i është bërë, me 5 milionë euro në sezon sa përfiton tani në mënyrë që të paktën të mos e humbë me parametra zero në fund të sezonit.

Reali normalisht pret edhe ofertat në verë dhe më pas do të marrë një vendim. Ata e vlerësojnë Asension 25 deri në 30 milionë euro, që te Milani sigurisht do e negociojnë për ta ulur sa më shumë.

Drejtuesit e kuqezinjve kanë pasur edhe një takim me përfaqësuesit e lojtarit, që sipas SportMediaset kanë thënë: “Interesimi i Milanit është një krenari dhe e ardhmja aty është një opsion.

Ka edhe oferta nga disa klube angleze, përfshirë edhe Arsenalin. Jemi të gatshëm të vlerësojmë ccdo mundësi”. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. , Facebook

You may also like