Milan në merkato, “Djalli” afron një sulmues dhe ishin e Barcelonës

by admin
Spread the love

Merkato e janarit është “pas dere” dhe tashmë klubet kanë nisur të bëjnë planet për të forcuar pikat e dobëta.

Një prej tyre është edhe Milan që kërkon të garojë deri në fund për titullin dhe në këtë formë kuqezinjtë janë hedhur në sulm për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjet me objektivat e tyre. Një prej reparteve që ka nevojë për element të rinj tek “Djalli” është sulmi.

Sipas mediave italiane, te Milan preferohet lojtari i Stuttgart, Serhou Guirassy. 27-vjeçari po shkëlqen në këtë pjesë të parë të sezonit dhe në 13 ndeshje të Bundesligas ia ka dalë të shënojë 16 gola (renditet vetëm pas Kane në listën e golashënuesve). Për ta transferuar në Itali, Guirassu mjaftojnë 17 milionë euro duke qenë se aq është shifra e përcaktuar në klauzolën e tij.

Milani po studion seriozisht idenë për ta transferuar në janar sulmuesin nga Guinea duke hequr për momentin dorë nga David i Lille. Një tjetër objektiv i janarit është Clement Lenglet. Ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk po gjen minutazhin e duhur te Aston Villa në Premier League dhe është i hapur ndaj idesë për të ndryshuar ambient.

Në këtë tratativë është e detyruar të përfshihet edhe Barcelona si klubi që zotëron kartonin e lojtarit, megjithatë katalanasit nuk pritet të hapin probleme pasi kërkojnë vetëm të shmangin rrogën e Lenglet me trajnerin Xavi që nuk e sheh pjesë të projektit.

Edhe në këtë rast, mundësitë e Milanit për të mbyllur negociatën me sukses janë të larta. Megjithatë, tashmë drejtuesit kuqezinj duhet të kalojnë te veprat dhe 30 milionë euro mund të mjaftojnë për të transferuar dyshen në Milano në merkaton e janarit dhe për t’i dhuruar më shumë opsione trajnerit Stefano Pioli./Shqip


Top Channel

You may also like