Milan kalon Lacion në renditjen e UEFA-s, Italia rrit epërsinë ndaj ligave të tjera, ja ku pozicionohen klubet shqiptare

by admin
Spread the love

Pas ndeshjeve të fundit në Kupat e Evropës, UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve që marrin pjesë në kompeticionet e saj. Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe klubet shqiptare.

Milani fiton pozicione, duke kaluar Lacion dhe u vendosur në vendin e 29-të. Kujtojmë se në fund të sezonit, renditja e mëposhtme do të përcaktojë shortet për tri Kupat e Europës. Nga leximi i saj kupton se Italia rrit epërsinë, tani në kuotën e 16.571 pikëve, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca.

Me eliminimin e Lacios nga Bajerni në 1/8 finale të Champions-it, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian. Aktualisht, Interi, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garat kontinentale.

Renditja e UEFA-s sipas kombeve:

1.Italia – 16.571 (pikë)

2.Gjermania – 15.500

3.Anglia – 14.625

4.Franca – 14.416

5) Spanja – 13.437

6.Republika Çeke – 13.000

7.Belgjika – 12.400

8.Turqia – 11.500

9.Portugalia – 10.166

10.Holanda – 10.000

uefa 1

Sa u përket klubeve të Superligës së Shqipërisë, ato renditen pas vendeve 200. Partizani, kampioni në fuqi, ndodhet në vendin e 214-të, ndërsa Tirana e 257-a. Teuta në vendin e 287-të, Vllaznia e 317-a, ndërsa Kukësi në pozicionin e 368-të, e kështu me radhë. Pozicionin më të mirë nga klubet shqiptare e ka Shkëndija e Tetovës, e 176-ta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like