Mike Pence heq dorë nga kandidatura për president – Shqip

by admin
Spread the love

Sondazhet e fundit kanë treguar se Pence kishte mbështetjen më të pakët ne mesin e votuesve

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024. Ai e bëri njoftimin në Koalicionin Hebre Republikan në Las Vegas.

“Ne gjithmonë e dinim se do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar”, shkroi ai në një deklaratë. Pence është kandidati i parë republikan që pezullon fushatën e tij në një garë të udhëhequr nga ish-presidenti Donald Trump.

Sondazhet e fundit kanë treguar se Pence kishte mbështetjen më të pakët të votuesve. Kishte shqetësime të mëdha në fushatën e Pence se ai nuk do të kualifikohej për fazën e tretë të debatit muajin e ardhshëm, sipas CNN.

64-vjeçari humbi mbështetjen e shumë votuesve republikanë kur u nda publikisht me Trump lidhur me trazirat e 6 Janarit në Kapitol në 2021, kur ai kryesoi certifikimin e rezultateve zgjedhore të Joe Biden në 2020 në Kongres. Trump e quajti në atë kohë mungesë guximi kur ai refuzoi të përmbyste fitoren zgjedhore të liderit demokrat.

Ish-zëvendëspresidenti në Mars të këtij viti u shpreh se Trump kishte vënë në rrezik familjen dhe të gjithë në Kapitol atë ditë. Gjatë fushatës, Pence nuk mbështeti asnjë kandidat tjetër republikan për zgjedhjet presidenciale.

Ai u bëri thirrje amerikanëve që të zgjedhin një lider që të udhëheqin kombin me devotshmëri dhe zbatojnë parimet për t’a bërë gjithmonë Amerikën të forte, të begatë dhe të lirë. Vendimi i Pence për t’u tërhequr nga fushata presidenciale republikane erdhi pak para debatit të tretë presidencial që do të mbahet më 8 Nëntor.

Klan News

You may also like