Mihajlovic: Penalltia? Mund të jepet në baletin klasik, por jo në futboll

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas disfatës në Olimpico me rezultatin 3-0, Sinisa Mihajlovic u ndal përpara mediave për të komentuar takimin. Ai nuk e fshehu zemërimin me gjyqtarin për penalltinë e akorduar, madje tha se një penallti e tillë jepet vetën në baletin klasik.

DALLIMI ME NDESHJEN E PARË- “Ishte fotokopje, vetëm me pjesë të kthyera mbrapsht. Në pjesën e parë rrezikuam pak ose aspak. Nuk kam parë kurrë një penallti të tillë në karrierën time 40-vjeçare. Por ne e menaxhuam topin keq dhe nuk ishim shumë të rrezikshëm.

Në pjesën e dytë bëra disa ndryshime, përndryshe nuk do të kishim fituar kurrë. Ne luajtëm më mirë, por pësuam dy gola. Duhet të rrisim intensitetin dhe të qëndrojmë të qetë, sot pashë disa hapa përpara në krahasim me janarin që ishte shumë i komplikuar për ne”.

Mihajlovic komentoi gjithashtu edhe fjalët e Sarrit, ku tha se në futbollin modern, këto lloj penalltish akordohen: “Ultramoderne. Mund të jetë penallti në baletin klasik, por jo në futboll”.

Më pas ai dha edhe një këshillë për Sarrin për të hyrë në zemrat e tifozëve: “Duke fituar, vetëm kështu do të hyni në zemrat e fansave”. /oversport.tv

You may also like