MICKOSKI: ZAEV KA AFAT DERI SOT NË ORA 14:30

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski i jep ultimatum Zoran Zaevit për largim vullnetar. Mickoski thotë se nëse Zaev nuk jep dorëheqje të parevokueshme, VMRO sot në orën 14:30 do të dorëzoj në Kuvend iniciativën për votëbesimin e kësaj Qeverie. Ndërsa, nga kryetari i Kuvendit pret që të respektoj afatet ligjore dhe procedurat që vijojnë.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Do të jem preciz si gjithmonë, deri në orën 14:30, do ta dorëzojmë dhe fillojmë procedurën për votëbesimin e kësaj Qeverie të udhëhequr nga Zoran Zaev, në qoftë se më herët nuk e përmbush premtimin e dhënë, atë që të japë dorëheqje të parevokueshme”.

Mickoski u pyet nëse po bisedojnë edhe me Partinë Liberal- Demorkate për t’u bërë pjesë e shumicës së re, ai tha se gjithkush që mendon se Qeveria aktuale duhet të votohet për votëbesim, është i mirëseardhur.

You may also like