Mickoski: Pjesëtarë të MPB-së kanë këshilluar drejtorët që të injorojnë denoncimet për bomba

by admin
Spread the love





Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot komentoi denoncimet e vazhdueshme për bomba nëpër shkolla, përcjell TV21. Mickoski thotë se ka informacione se pjesëtarë të MPB-së kanë këshilluar autoritetet e shkollave që t’i injorojnë denoncimet në adresat elektornike.

“Unë ditëve të fundit mora një informatë më shokuese, nuk e di sa është e saktë, duhet të kontrollohet. Me disa drejtorë në shkollat në Shkup, edhe në të mesmet edhe në fillore se janë vizituar, përsëri e lë si dilemë, janë vizituar nga ana e pjesëtarëve të MPB-së dhe janë këshilluar që t’i injorojnë denoncimet që vijnë në e-mail adresat zyrtare, t’i injorojnë sikur kjo mos të ketë ndodhur, disa janë këshilluar që fare mos t’i hapin adresat elektronike”,tha Mickoski.







Artikulli paraprakNga mesnata dizeli shtrenjtohet për 2 denarë
Artikulli tjetërSi u la në baltë rruga “Ismail Kadare” në Serovë? Flet Visar Ganiu! (Video)




You may also like