Mickoski nuk beson se ekipi hetues i SHBA-së do të ushtrojë presion politik

by admin
Spread the love

Eksponent të pushtetit i dhanë përkrahje ekipit hetues të SHBA-së, por kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, nuk beson se me këtë pushtet aktual, mund të ndalet krimi dhe korrupsioni.

“Me këta njerëz dhe me ketë institucione jo që nuk ka shpresë se do të tkurret korrupsioni por korrupsioni dhe krimi vetëm mund të thellohet. Njeriu që 7 vjet është në krye të MPB-së. Qeveria që më shumë se 5 vjet është në pushtet dhe partia që është pjesë e kësaj qeverie për më shumë se 20 vjet dhe që janë arsyeja për krimin dhe korrupsionin në Maqedoni, nuk mund të jenë zgjidhja… Çfarëdo ekipi i hetuesve, fillimisht duhet t’ia nisë me Qeverinë”, deklaroi Mickoski.

Ardhja e këtij ekipi është në periudhën kur duhet të nisin edhe procedurat për ndryshimet kushtetuese, e qëndrimi i forcave politike progresive është i qartë, ato duhet të ndodhin. Mickoski megjithatë, nuk beson se ky ekip mund të ushtrojë edhe presion politik ndaj eksponentëve të VMRO DPMNE-së, e me qëllim që të sigurohen numrat për ndryshimet kushtetuese.

“Unë sa e di, në partinë që unë e udhëheq në këtë moment kështu persona nuk ka. Ky tim, që ju thoni se ka ardhur mendoj që do të hetojë krim dhe korrupsion dhe nuk do të bëjë presione politike. Por ja edhe një herë ta qetësoj opinionin edhe pse e kam thënë disa herë qëndrimin tonë për këtë çështje… Kjo përbërje e Kuvendit nuk do ti sjellë këto ndryshime kushtetuese me këto kushte dhe diktat nga pala bullgare. Të jeni të qetë, kjo procedurë edhe nëse fillon, do të jetë jo e suksesshme”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Kreu i opozitës propozoi edhe mënyra konkrete se si mund të zbulohet se si individ të caktuar janë pasuruar. Doganat, MPB dhe Drejtoria për të ardhura publike të nxjerrë listë të pronarëve të veturave luksoze që kalojnë vlerën e mbi 50 000 eurove që të shohim se kush janë pronarët e këtyre veturave dhe më pas nëpërmjet DAP-it të kontrollohet se sa është paraqitja vjetore e tatimit të këtyre personave. E propozimi i dytë ka të bëjë me kadastrën dhe DAP-in. Ai u bëri thirrje që të kontrollojnë se kush janë pronaret e banesave luksoze me vlerë mbi 100 000 euro dhe le ti kontrollojnë paraqitjet e tyre vjetore të tatimit. /KlanMacedonia

You may also like